Rritet në 61.158 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Rritet në 61.158 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 61.158 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 138 të vrarë dhe 771 të tjerë të plagosur.

Të paktën 9.654 palestinezë janë vrarë dhe 39.401 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Është rritur në 1.655 numri i personave të vrarë dhe në 11.800 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që shënjestrojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga “Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën” i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit, 5 palestinezë të tjerë kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës ku Izraeli imponon urinë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga uria në 193, prej të cilëve 96 janë fëmijë.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 61.158 ndërsa numri i të plagosurve në 151.442.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

MARKETING