Rritet në 53.822 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Rritet në 53.822 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 53.822, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza, u dhanë informacionet më të fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza.

Raportohet se 60 persona janë vrarë dhe 185 të tjerë janë plagosur në spitalet në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.

Theksohet se 3.673 palestinezë u vranë dhe 10.341 të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 18 marsi, duke shkelur armëpushimin e rënë dakord më 19 janar në Gaza.

Numri i palestinezëve që u vranë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 53.822 ndërsa numri i të plagosurve në 122.382.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja në Rripin e Gazës.

MARKETING