Rritet në 52.760 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Rritet në 52.760 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Autoritetet në Rripin e Gazës njoftuan se është rritur në 52.760 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 106 të vrarë dhe 367 të tjerë të plagosur.

Të paktën 2.651 palestinezë janë vrarë dhe 7.223 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 52.760 ndërsa numri i të plagosurve në 119.264.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

MARKETING