Rritet në 50.983 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Rritet në 50.983 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Në sulmet e Izraelit që kreu nga 7 tetori 2023 ndaj Rripit të Gazës, numri i të palestinezëve të vrarë u rrit në 50.983.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, u dhanë informatat e fundit të viktimave dhe të plagosurve në sulmet e vazhdueshme të Izraelit.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale u dërguan 39 palestinezë të vrarë dhe 118 të plagosur.

Raportohet se 1.613 palestinezë u vranë ndërsa 4.233 palestinezë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 18 marsi, duke shkelur armëpushimin e rënë dakord më 19 janar në Gaza.

Thuhet se numri i personave që u vranë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës është rritur në 50.983, ndërsa numri i të plagosurve në 116.274.

Në Gaza ndodhen mijëra të vdekur nën rrënoja.

MARKETING