Rritet në 23 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Rritet në 23 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Gaza

Ushtria izraelite njoftoi se 4 ushtarë tjerë të saj janë vrarë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se është rritur në 23 numri i ushtarëve izraelitë që janë vrarë nga 31 tetori e deri më tani.

Më tej thuhet se gjatë luftimeve në Gaza dje janë vrarë 4 ushtarë izraelitë ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.

MARKETING