Rritet mbi 57.500 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 57.523 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 105 të vrarë dhe 356 të tjerë të plagosur. Të paktën 7 të vrarë dhe 74 të plagosur nga ato që kanë mbërritur në spital janë prej atyre që prisnin për të marrë ndihma.
Është rritur në 758 numri i personave të vrarë dhe në 5.005 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që synojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga “Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën” i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Të paktën 6.964 palestinezë janë vrarë dhe 24.576 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 57.523 ndërsa numri i të plagosurve në 136.617.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.