Rrëzohet një avion në SHBA, numri i viktimave ende i paqartë

Rrëzohet një avion në SHBA, numri i viktimave ende i paqartë

Një aksident u regjistrua të enjten në një aeroport në Qarkun Iredell, në Karolinën e Veriut. Sherifi lokal konfirmoi se një avioni Cessna C550 u rrëzua në Aeroportin Rajonal të Statesville.

Sipas informacioneve të deritanishme, avioni Cessna C550 u rrëzua afërsisht në orën 10:15 të mëngjesit të 18 dhjetorit.

Numri i personave në bord nuk ishte menjëherë i qartë, as numri i saktë i viktimave, me autoritetet që vazhdojnë të mbledhin informacione nga vendi i ngjarjes. Hetimet për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit janë duke vazhduar.

 

 

MARKETING