Rrëzohet avioni i forcave ajrore greke, gjendet i vdekur njëri prej pilotëve

Rrëzohet avioni i forcave ajrore greke, gjendet i vdekur njëri prej pilotëve

Një avion i forcave ajrore greke u rrëzua rreth orës 10.30 sipas orës lokale, 25 milje larg aeroportit të Andravidhës në afërsi të Pyrgosit në Peloponez.

Njëri prej pilotëve të avionit  ushtarak grek që u rrëzua në det, jashtë brigjeve të Katakolos në Pyrgo u gjet i vdekur.

Viktima quhet Marios Mihail Tauricika 29 vjeç. Kurse fati i pilotit tjetër i cili quhet Eftathios Citlakidhis 31 vjeç, nuk dihet ende.

Trupi i tij ende nuk është gjetur,por për autoritetet konsiderohet tashmë  i vdekur.

Zona në të cilën u rrëzua avioni është 8 milje në veri-perëndim të portit Katakolos.

Avioni stërvitor i modelit Fantom F4, ishte nisur nga aeroporti i Andravidhës 40 km larg vendit të rrëzimit dhe po kryente stërvitje.

 

MARKETING