Rrëzimi i avionit të Prigozhin/ Putin: Copa granate dore janë gjetur në trupat e viktimave

Rrëzimi i avionit të Prigozhin/ Putin: Copa granate dore janë gjetur në trupat e viktimave

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se copa granate dore janë gjetur në trupat e viktimave që ndodheshin në avionin që u rrëzua në Gusht. Lideri i ëagner, Yevgeny Prigozhin ishte në avionin që u rrëzua në veri të Moskës me 23 Gusht, dy muaj pas ditës që drejtoi rebelimin kundër zyrtarëve të lartë rusë.

Rebelimi i grupit Wagner, gjatë të cilit ai kërkoi rrëzimin e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, ishte sfida më e madhe për qeverisjen e Putin që kur ai erdhi në pushtet në 1999. Autoritetet konfirmuan vdekjen e Prigozhin në aksidentin e rëndë pas testeve gjenetike, por nuk zbuluan shkakun.

MARKETING