Rrezikonin aksidente pas problemit me frenat, gjiganti automobilistik tërheq nga qarkullimi 1.2 mln vetura në SHBA

Rrezikonin aksidente pas problemit me frenat, gjiganti automobilistik tërheq nga qarkullimi 1.2 mln vetura në SHBA

Firma e prodhimit të makinave “Ford” ka njoftuar se po tërheq nga qarkullimi mbi 1.2 milionë mjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve rreth tubave të frenave që rrjedhin, defekt i cili ka shkaktuar deri tani një aksident.

Gjiganti i prodhimit të auto veturave po largon edhe 220,000 makina të tjera nga rrugët për të rregulluar krahët e fshirëseve të xhamit të cilat raportohet se mund të thyhen.

Kompania tha në dokumentet e postuara të premten nga rregullatorët e sigurisë se tubat e frenave të përparme mund të çahen dhe të rrjedhë lëngu i frenave.

Kjo problematikë do të rriste udhëtimin e pedalit të frenave dhe do t’i bënte distancat e ndalimit më të gjata, duke rritur rrezikun e përplasjeve.

 

MARKETING