Rrezik i lartë nga zjarret, QMK apel për kujdes maksimal

Rrezik i lartë nga zjarret, QMK apel për kujdes maksimal

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ka lëshuar sot një apel urgjent për qytetarët, për shkak të disa vatrave zjarri që janë aktive në shumë pjesë të vendit dhe që po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.
Sipas QMK-së, situata është kritike dhe kërkon kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, ndërsa theksohet se janë angazhuar zjarrfikësit, policia, ushtria, komunat dhe shërbimet emergjente për menaxhimin e zjarreve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

QMK bën thirrje për: Kujdes të jashtëzakonshëm nga të gjithë qytetarët. Ndalim të ndezjes së zjarrit në ambiente të hapura. Raportim të menjëhershëm të çdo tymi apo zjarri te autoritetet përkatëse. Numri emergjent për raportim: 112 Qendra për Menaxhim me Kriza. Për sigurinë tuaj, veproni me kujdes!”, thuhet në apelin e QMK-së.

MARKETING