Rreth 60 organizata thirrje BE-së të zbatojë sanksione ndaj Izraelit i cili masakron gazetarët në Gaza

Rreth 60 organizata thirrje BE-së të zbatojë sanksione ndaj Izraelit i cili masakron gazetarët në Gaza

MARKETING

Rreth 60 organizata të të drejtave të njeriut dhe të shtypit përfshirë edhe Reporterët pa Kufij (RSF), kërkuan nga Bashkimi Evropian (BE) të pezullojnë marrëveshjen e partneritetit tregtar me Izraelin i cili vazhdon të shënjestrojë gazetarët në Rripin e Gazës si dhe të zbatojë sanksione kundër atyre që kryejnë shkelje të të drejtave, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të internetit të RFS thuhet se 60 organizata të shtypit dhe të të drejtave të njeriut i bënë thirrje BE-së të ndërmarrë veprim kundër Izraelit për shkak të “numrit të paprecedentë të vdekjeve të gazetarëve dhe shkeljeve të përsëritura të lirisë së shtypit” që ka kryer që nga 7 tetori e deri më tani.

Në letrën e shkruar para Samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së më 29 gusht në Bruksel dhe drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell thuhet se “Vdekjet dhe shkeljet e lirisë së shtypit të shkaktuara nga Izraeli në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe përgjegjësitë e ligjit humanitar ndërkombëtar, kërkojnë pezullimin e marrëveshjes së partneritetit tregtar BE-Izrael dhe zbatimin e sanksione kundër përgjegjësve”.

Shefja e Zyrës së RSF-së në Bruksel, Julie Majerczak tha se kundër Izraelit “duhen të ndërmerren veprime përtej fjalës”. Duke kujtuar se marrëveshja e partneritetit të BE-së me vendet joanëtare bazohet në respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike ajo theksoi se Izraeli e ka shkelur qartë këtë.

Pasi nënvizoi se BE-ja duhet të bëjë çdo gjë që “kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të ndalë masakrimin e gazetarëve dhe të respektojë të drejtën për qasje në informacion dhe lirinë e shtypit”, Majerczak tërhoqi vëmendjen se kjo është e rëndësishme për “sigurinë” e BE-së.

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës, ku Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori 2023, është rritur në 169 me vrasjen e Ibrahim Marwan Muharib.

MARKETING