Rrëshqitje e dheut në rrugën Strumicë-Vallandovë

Mëngjesin e sotëm në rrugën Strumicë – Vallandovë në afërsi të fshatit Kosturino ka pasur shembje dhe rrëshqitje të gurëve dhe dheut, me gjasë e shkaktuar nga reshjet e shiut dhe qarkullimi bëhet vetëm në një korsi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në profilin e tij në Facebook, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm. Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente që të veprojnë menjëherë dhe të parandalojnë një fatkeqësi më të madhe, transmeton SHENJA.
Ai shton se si kryetar komune është në dispozicion të institucioneve shtetërore nëse kanë nevojë për ndihmë nga Komuna.
Ndryshe, paraprakisht LAMM njoftoi se komunikacioni në rrugën Strumicë-Vallandovë, afër fshatit Kosturino, është vështirësuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut.