Rokas: Maqedonia e Veriut t’i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend

Rokas: Maqedonia e Veriut t’i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend

Ambasadori i Bashkimit Evropian Mikalis Rokas, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave.

Ai tha se në Maqedoni mungon përparimi në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, duke përmendur në këtë fushë edhe nevojën për ndryshimin e Kodit Penal.

“Tani është koha që të shfrytëzohet shansi, të përshpejtohen reformat dhe të zbatohen më me vendosmëri. Krahasuar me raportet e viteve të fundit është arritur një lloj përparimi, por megjithatë konfirmohet nevoja për përkushtim më të madh nga spektri politik. Nuk ka përparim sa i përket reformave në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Kjo mbetet e rëndësisë thelbësore që të bëhet. Këto nuk janë vetëm përcaktime, por themel për besimin e qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të shtetit. Viti i tretë me radhë, në këtë fushë nuk kemi përparim të theksuar. Megjithatë pikërisht këtu një përkushtim i ri mund të bëj një dallim serioz. Sa i përket luftës ndaj korrupsionit dua të theksoj së është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal në Kuvend në përputhje me rekomandimet”, tha Mikalis Rokas.

Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese janë kyçe në rrugën drejt BE-së.

MARKETING