RMV do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Hungarinë, Szijarto nesër vjen në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër do të presë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijarto, i cili po vjen për një vizitë pune në Maqedoni, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
MARKETING
“Fokusi i bisedimeve do të jetë në mundësitë për promovimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve, të cilat kanë arritur bashkëpunim intensiv dhe të frytshëm në periudhën e kaluar, si dhe miqësinë tredekadëshe dhe rritjen e vazhdueshme të shkëmbimit tregtar”, njoftojnë nga MPJ.
Në kuadër të vizitës, pritet nënshkrimi i: një marrëveshjeje për bashkëpunim strategjik midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Hungarisë dhe një Memorandumi Mirëkuptimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë për bashkëpunim në kuadër të Programit “Stipendium Hungaricum” për periudhën 2026–2028, shtohet në njoftim.