Rikthehet UFC me dy duele spektakolare në kafaz

Rikthehet UFC me dy duele spektakolare në kafaz

Të gjithë të apasionuarit pas sportit më të fortë në botë UFC, atje ku sfidat në kuptimin e plotë të fjalës fitohen me gjak.

Syri i të gjithë shikuesve absolutisht do të jenë në ndeshjen Makhachev-Volkanovski.

Përballja mes tyre do të jetë e dyta, pasi në sfidën e parë mes tyre të mbajtur në Perth të Australisë, Islam Makhachev triumfoi në limite duke i bërë ballë goditjeve të shumta nga australiani.

Në ndeshjen e parë, sportisti çeçen pati sukses me goditjet në këmbë të kombinuara me të djathtat shumë të forta. Dueli mes të dyve nuk do të jetë i vetmi që rezervon spektakël në mbrëmjen e 21 tetorit.

Pak më herët, po në “Ettihad Arena” të Abu Dhabit, Khazmat Chiamev do të sfidojë Kamaru Usman, në një nga ato takime që presioni është shumë i lartë. I dukshëm dhe i pranishëm që në konferenca, ku të dy nuk ngurrojnë të injorojnë kundërshtarin.

Chimaev është i pamposhtur që kur ka fituar statusin profesionit në vitin 2018, ku në të shumtën e rasteve ka fituar në gjysmën e raundeve të zhvilluara. Por ndeshja e së shtunës është diçka tjetër.

Kundërshtari i tij Usman ka regjistruar 19 fitore radhazi. “Tmerri nigerian” ka fituar edhe titullin për pesha të lehta, ku e ka mbrojtur brezin e artë në 5 përballje.

MARKETING