Rikthehet Ferrari, siguron “pole position” në garën e shtëpisë me pilotin spanjoll

Rikthehet Ferrari, siguron “pole position” në garën e shtëpisë me pilotin spanjoll

Carlos Sainz do të niset i pari në Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Monzas ditën e dielë. Në provat zyrtare, piloti spanjoll i Ferrarit ia doli të befasonte në xhiron e fundit Max Verstappen, por edhe shokun e tij të skuadrës, Charles Leclerc.

MARKETING

Vetëm vendi i katërt për George Russel të Mercedes teksa në pesëshen e parë ka vend edhe për Sergio Perez. Një rezultat jo shumë pozitiv ai i Lewis Hamilton që do të duhet të niset nga vendi i tetë ndërsa Fernando Alonso nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i dhjetë. Në dhjetëshen e parë pati vend edhe për Albon që niset i gjashti, Piastri i shtati dhe Norris i nënti.

MARKETING