Reuters: Grenelli mund të kthehet në administratën Trump si këshilltar për sigurinë kombëtare
Richard Grenell mund të marrë pozitën e këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është pretendenti kryesor nën administratën e Donald Trump, që të mërkurën u zgjodh president i SHBA-së me një diferencë të thellë votash ndaj kandidates së demokratëve, Kamala Harris.
Reuters ka raportuar se Grenell është ndër këshilltarët më të afërt të Trumpit për çështje të politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë katërvjeçar të Trumpit, 58-vjeçari ka shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare dhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
Kur Trump ishte takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në shtator, Grenell i qëndronte afër. Ndër qëndrimet që Grenell e ka mbrojtur vazhdimisht ka qenë edhe krijimi i një zone autonome në Ukrainën lindore, për t’i dhënë fund luftës, ndonëse pozicionin e tij Kievi zyrtar e konsideron të papranueshëm.
Grenell ka qenë edhe i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Në maj të 2024-s, prestigjiozja amerikane “NewYork Times” shkruante se Grenelli i kishte propozuar Trumpit të vizitonte ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.
Kur gjykata amerikane kishte hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara ndaj Donald Trumpi, Grenell ishte shprehur se “tani është radha për rastin e Hashim Thaçit”. /Kohanet