Respekt dhe solidaritet për viktimat e tragjedisë së Koçanit në miqësoren mes KF Dobroshtit dhe KF Jehona

Respekt dhe solidaritet për viktimat e tragjedisë së Koçanit në miqësoren mes KF Dobroshtit dhe KF Jehona

Futbolli nuk është vetëm lojë, por edhe një mënyrë për të treguar humanizëm dhe solidaritet. Në një ndeshje miqësore mes dy ekipeve shqiptare të Komunës së Tearcës, KF Dobroshti dhe KF Jehona, u dha një mesazh i fuqishëm për viktimat e tragjedisë së Koçanit, ku humbën jetën 59 persona.

KF Dobroshti triumfoi me rezultat 2-1, falë dopietës së Ensar Elezit, por rezultati mbeti në plan të dytë përballë gjestit të madh të solidaritetit. Klubi nga Dobroshti shprehu ngushëllime për familjen e futbollistit Andrej Lazarov, për KF Shkupi dhe për të gjitha familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.

Ky akt tregon edhe një herë se shqiptarët në Maqedoni dëshmojnë solidaritet shembullor, pavarësisht përkatësisë etnike të viktimave. Në këtë tragjedi, ku humbën jetën kryesisht maqedonas, komuniteti shqiptar tregoi se dhimbja nuk ka komb dhe sporti është një forcë që bashkon.

“Sporti bashkon! ❤️” /Sportmania/

MARKETING