Reshjet e dendura të borës në Kosovë, policia bën apel për kujdes në trafik

Reshjet e dendura të borës në Kosovë, policia bën apel për kujdes në trafik

Në ditët e para të pranverës është rikthyer bora në Kosovë. Pas reshjeve që po vazhdojnë, Policia e Kosovës ka dalë me apel për vozitësit që të kenë kujdes në trafik, shkruan Reporteri.net.

Policia kërkon nga shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, të mbajnë distancën mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.
KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME UJË DHE BORË!

Prishtinë, 24 mars 2024

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.

MARKETING