Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Francën juglindore, 3 të vdekur

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Francën juglindore, 3 të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën në Francën juglindore për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që goditën vendin.

MARKETING

Mediat bëjnë me dije se mes viktimave është një çift të moshuarish rreth të 80-ave.  Sipas autoriteteve lokale, çifti i të moshuarve vdiq në qytetin bregdetar të Le Lavandou, ndërkohë që një person tjetër humbi jetën në qytetin e Vidauban.

Stuhitë e breshrit dhe shirat e rrëmbyeshëm goditën gjithashtu Francën jugperëndimore një ditë më parë, duke përmbytur shtëpi, duke dëmtuar shinat hekurudhore dhe duke detyruar evakuimin e qindra pasagjerëve në një tren me shpejtësi të lartë TGV në mes të natës.

Treni u detyrua të ndalonte gjatë natës pranë qytetit të Tonneins dhe më shumë se 500 pasagjerë u evakuuan me autobus.

MARKETING