Rekordi heroik i pas ekzekutimit të kreut të Hamasit, ç’tha fëmija që la pas?

Rekordi heroik i pas ekzekutimit të kreut të Hamasit, ç’tha fëmija që la pas?

Lëvizja palestineze Hamas konfirmoi se lideri i saj Ismail Haniyeh u vra mëngjesin e sotëm në një sulm ajror në Teheran. Hamasi tha se Izraeli kreu një sulm që vrau udhëheqësin politik të lëvizjes palestineze, Haniyeh.

Në deklaratë thuhet se Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur iranian, Masoud Pezeshkian.

Para vrasjes së tij, anëtarët e familjes së Haniyeh në Gaza ishin të gjithë në shënjestër të Izraelit.

Në qershor, 10 anëtarë të familjes së tij u vranë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Shati në Gazën veriore. Në atë kohë, lideri i Hamasit tha se që nga fillimi i luftës më 7 tetor, më shumë se 60 anëtarë të familjes së tij ishin vrarë.

Në prill, tre nga djemtë e tij – Hazemi, Amiri dhe Muhamedi – u vranë kur makina me të cilën po hipnin u bombardua në kampin Shati të Gazës.

Katër nga nipërit e Haniyeh, tre vajza dhe një djalë, u vranë gjithashtu në sulm, sipas Hamasit.

Djali i Haniyeh premton të vazhdojë të luftojë për liri

Abdul Salam Haniyeh tha se vrasja e babait të tij nuk do t’i japë fund rezistencës palestineze kundër Izraelit.

“Babai im i mbijetoi katër atentateve në rrugëtimin e tij patriotik dhe sot Allahu i dhuroi martirizimin që kishte dëshiruar gjithmonë”, tha Haniyeh i vogël. “Ai ishte shumë i interesuar për vendosjen e unitetit kombëtar dhe kërkoi unitetin e të gjitha fraksioneve palestineze dhe ne theksojmë se kjo vrasje nuk do të ndalojë rezistencën që do të luftojë deri në arritjen e lirisë”. /tesheshi.com/

MARKETING