Reduktohet prania e Njësive Speciale në Banjskë, ulet niveli i rrezikshmërisë

Reduktohet prania e Njësive Speciale në Banjskë, ulet niveli i rrezikshmërisë

Në Banjskë të Zveçanit ka pasur lëvizje të njësiteve policore.

Derisa Njesia Speciale është reduktuar në numër, atje kanë shkuar Njesiti Për Ndërhyrje të Shpejtë.

Zëvendëskomandanti i drejtorisë rajonale të policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani ka thënë se këto ndryshime kanë ndodhur për shkak të uljes së nivelit të rrezikshmërisë në atë vend.

“Kjo është bërë për shkak të nivelit më të ulët të rrezikshmërisë, pasi ka zbritur niveli i rrezikshmërisë dhe është i vogël. Po ashtu, është kontrolluar pothuajse e gjithë ajo zonë që të mos rrezik për mjete shpërthyese”, tha Elshani për Telegrafi.

Ai bëri të ditur se jeta në atë zonë qetë po i kthehet normalitetit.

“Sot për herë të parë i kemi thirrur edhe zjarrfikësit për të pastruar rrugët dhe zonën, dhe jeta dalëngadalë është duke iu kthyer normalitetit”, ka thënë Elshani.

Kujtojmë në Banjskë të dielën e 24 shtatorit si pasojë e një sulmi terrorist ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Më pas Policia e Kosovës kishte neutralizuar së paku tre terroristë derisa disa të tjerë ishin arrestuar./Telegrafi/

MARKETING