Rebelimi i Wagner, Putin falënderon ushtarakët: Parandaluat një luftë civile

Rebelimi i Wagner, Putin falënderon ushtarakët: Parandaluat një luftë civile

Presidenti Putin ka mbajtur një fjalim drejtuar personelit ushtarak të mbledhur në Kremlin, duke folur pë rebelimin e grupit Wagner.

“Ju keni ndaluar një luftë civile, keni vepruar siç duhet dhe në mënyrë të koordinuar,” tha ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një minutë heshtje për të nderuar pilotët që u vranë në rebelimin e Wagner.
Në fjalimin e tij në Kremlin, Putin tha gjithashtu se Rusia nuk u detyrua të tërhiqte njësitë ushtarake për të marrë pjesë në atë që ai e quan “operacioni ushtarak special” në Ukrainë, në mënyrë që të shtypte kryengritjen.

MARKETING