Reagon Kremlini pas pretendimeve se Navalny është helmuar

Reagon Kremlini pas pretendimeve se Navalny është helmuar

Në momentet e fundit Kremlini ka mohuar pretendimet e bëra nga gruaja e Alexei Navalny se ai ishte helmuar nga agjenti nervor Novichok.

Natën e kaluar, Yulia Navalnaya akuzoi autoritetet ruse për fshehjen e trupit të burrit të saj, ndërsa prisnin që “gjurmët e një tjetër novichoku të Putinit të zhdukeshin”.
“Burri im nuk mund të thyhej. Dhe pikërisht për këtë e vrau Putini. I turpshëm, frikacak, që nuk guxonte ta shikonte në sy ose thjesht t’i thoshte emrin”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Dhe sot Kremlini e ka mohuar pretendimin dhe ka thënë se “nuk bazohet në asgjë”.

Ai gjithashtu tha se Vladimir Putin nuk e shikoi videon e publikuar nga zonja Navalnaya.

Ndërkohë politikani rus i opozitës Ilya Yashin ka thënë se është “i bindur” se Vladimir Putin urdhëroi vrasjen e Alexei Navalny pasi ai kishte “motiv dhe mundësi”.
Duke kujtuar Navalnyn në një postim në Telegram, Yahsin, i cili u burgos për tetë vjet në vitin 2022 për përhapjen e “lajmeve të rreme” mbi luftën në Ukrainë, tha se “nuk kishte dyshim” se çfarë ndodhi me liderin e opozitës ruse.

“Nuk kam dyshim se ishte Putin – ai është një kriminel lufte”, tha ai.

“Navalny ishte kundërshtari i tij kryesor në Rusi… Putini kishte edhe motivin dhe mundësinë. Unë jam i bindur se ai urdhëroi vrasjen”.

MARKETING