Reagon BE: Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë
Bashkimi Evropian ka reaguar pas situatës së sotme në veri të vendit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell në një dekalaratë për media ka thënë se dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policëve të Kosovës.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në deklaratën e Borrellit.
Ai shton se më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës.
“Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.
BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë akterëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, ka shtuar Borrell.