Rast i rrallë i parlamentit ukrainas gjatë luftës – refuzohet një vendim i Zelenksyt
Deputetët ukrainas sot nuk e miratuan emërimin e ministrit të Mbrojtjes në largim, Denis Shmyhal në postin e ministrit të Energjetikë.
Ky ishte një rast i rrallë i mos miratimit të vendimit të presidentit, Volodymyr Zelensky, i cili po përpiqet të riorganizojë sektorë kyç në një moment kritik të luftës me Rusinë.
Shmyhal, i cili ka qenë kryeministër për pesë vjet dhe vitin e kaluar u transferua në ministrinë e Mbrojtjes, u angazhua nga Zelensky për të drejtuar sektorin e energjisë, i cili po tronditet nga akuza për korrupsion dhe sulme ruse ndaj infrastrukturës.
Ministrja e fundit e energjisë u shkarkua nga detyra vitin e kaluar për shkak të një skandali korrupsioni, në të cilin ishte i përfshirë edhe paraardhësi i saj.
Për emërimin e Shmyhalit ishin të nevojshme 226 vota deputetësh. Vetëm 210 votuan pro, ndërsa deputetët e tre partive opozitare abstenuan, raporton reuters.
Shmuhali u propozua për këtë funksion si pjesë e një riorganizimi të gjerë të qeverisë, në kohën kur Kievi po përballet me shtypje gjithnjë e më të madhe ruse në luftën që muajin e ardhshëm hyn në vitin e pestë.

