Raportet për vdekjen e shtatzënës dhe foshnjës 14-muajshe janë gati, Taravari pret të veprojnë organet gjyqësore

Raportet për vdekjen e shtatzënës dhe foshnjës 14-muajshe janë gati, Taravari pret të veprojnë organet gjyqësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot tha se do të dalin me një raport për vdekjen e gruas shtatzënë dhe foshnjës 14 muajshe, dhe se mbetet në dorë të organeve gjyqësore dhe hetimore të veprojnë më tej.

“Raportet janë gati, pothuajse të përfunduara. Prisja raport nga pediatër kompetentë profesionalë për të dhënë një përfundim të sigurt. Shpresoj që ose sot ose më së voni të hënën ne si Ministri do të kemi një konferencë për media dhe do t’i tregojmë të gjitha detajet e ngjarjeve me gruan shtatzënë nga Kumanova e cila vdiq dhe fëmijën 14 muajsh që vdiq në Klinikën e Pediatrisë. Thashë, nëse prisni që unë të gjykoj, ne nuk jemi organ gjyqësor”, tha Taravari.
Ai ka treguar se raporti nga Kumanova është dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë sot në mëngjes.
“Tani do të më informojnë sapo të kthehem sepse raporti ishte pak më i gjatë. Po planifikoj, ndoshta sot në 13 do të mbaj një konferencë tjetër për media në Ministrinë e Shëndetësisë, për të dyja rastet, pres që ndoshta sot të arrijë raporti nga Pediatria”, shtoi ai.

I pyetur nëse do të ketë akuza në lidhje me rastin me të cilin vdiqën nënë e bijë në fshatin Sllatinë të Tetovës, ai u përgjigj se një anëtar tjetër i familjes duhet të kontrollohet dhe të shihet nëse ka ndonjë pasojë për të, nëse vërtet shkaku i vdekjes është helmimi. Ministri shtoi se nëse do të ketë aktakuzë apo jo është çështje e organeve hetimore dhe sistemit juridik.

Lidhur me vaksinat e gripit sezonal, ai tha se tashmë kanë mbërritur dhe se vaksinat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë vendin./

MARKETING