Ramush Haradinaj: Albin Kurti, një mercenar dhe shef i hajnave!

Ramush Haradinaj: Albin Kurti, një mercenar dhe shef i hajnave!

Kryetari i Aleancës për Armërinë e Kosovës, ish kryeministri Ramush Haradinaj e nisi fushatën zgjedhore me akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual Albin Kurti.
Duke folur me forcë dhe në dialekt, Haradinaj e akuzoi Kurtin si një njeri të ligë, të pafytyrë, të shitur, mashtrues, mercenar, argat i Rusisë dhe Serbisë dhe shef i hajnave (hajdutëve).

Haradinaj i bëri këto komente gjatë hapjes zyrtare të fushatës së Koalicionit për Kosovën Fituese, sot në sallën “1 tetori”, në Prishtinë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj force politike.

“Ne e themi të vërtetën, dhe e themi shqip, nuk i mëshojmë rrotull. E vërteta është kështu, në kohëra të vështira të popullit tonë, janë krijuar njerëz të zotë, një pjesë e tyre janë në tokë, e një pjesë janë gjallë, por ia kanë sjell lirinë këtij vendi. E jemi ne.

Kur vjen koha e mirë, krijohen, dalin edhe njerëz të ligë, Albin Kurti është njeri i lig, klika e tij janë njerëz të ligë.

E kur vinë njerëzit e ligë si Albin Kurti, e bien kohën e keqe prapë. Për këtë arsye sot, nevojiten edhe një herë njerëzit e zotë, dhe ja ku i keni.

Për me fitu Kosova, duhet me heq mashtruesin, se duam siguri, siguri të plotë, e siguri të përjetshme. Shko Albin, shko Nagip, shko Dejonë, shko Martin, se s’duam me na vjedhë.
Duam Gjakovën ta lidhim me autostradë se je shkuar dje nuk ke pas fytyrë, je shkuar të gjakovarët qe 4 vjet ia ke ndal rrugën.

Duam me lidh Pejën me autostradë, duam autostradën e Dukagjinit…shko se e ke fyer, e ke poshtëruar nderin e ushtarit të lirisë, ti je mercenar, nuk është UÇK-ja mercenar…shko Albin te prokurori se nuk po duam të vjedhen rezervat shtetërore, nuk po duam të vjedh buka e ushtarit, nuk po duam të vjedhet energjia, merri edhe hajnat tjerë, shko te prokurori se je shefi i hajnave“, tha Haradinaj.

MARKETING