Ramiz Lladrovci nuk tërhiqet: Bashkë vazhdojmë, +4!

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci reagoi pasi subjeki politik ku ai bën pjesë, Partia Demokratike e Kosovës, për zgjedhjet e 12 shkurtit ka kandiduar për kryetar të kësaj komune Petrit Hajdari.
Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka lënë të kuptohet se nuk do t’i ndahet garës për kryetar të Drenasit por nuk ka dhënë detaje.
“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di.Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre.Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se Drenasi është një prej bastioneve të PDK-së, ku kjo komunë në zgjedhje parlamentare e komunale që nga paslufta ka dalë e para.