Rama zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyyn, falënderon për mbështetjen ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku falënderuar “qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas”, transmeton Anadolu.
Në platformën sociale X, Zelenskyy njoftoi se në bisedën telefonike diskutuan “shumë tema të spikatura, projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera”.
“Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, shkroi Zelenskyy.
Ai gjithashtu theksoi se vizioni i përbashkët dhe hapat e koordinuara janë thelbësore për arritjen e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme.
“Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën”, shtoi presidenti ukrainas.