Rama ultimatum bizneseve në Vlorë: Keni 48-orë kohë të lironi Lungomaren

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me nismën e për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të padrejtë nga biznese të ndryshme.
Rama në një postim në platformën X shkruan për Lungomaren në Vlorë, ku vendosi ultimatum bizneseve të bar-kafeneve të lirojnë hapësirat publike.
Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta!
Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë
kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuaret e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve e të betonarmeve, duke i tërhequr njëkohësisht “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares!
Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë! ./Telegrafi/