Rama: Shqipëria do të votojë rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit
Kryeministri Edi Rama, këtë të premte nga Kryeministria, dha një konferencë për shtyp.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se javën që vjen në Kuvend do të votohet një rezolutë për të shpallur Republikën e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
“Në javën që vjen, Parlamenti i Shqipërisë do të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën e Iranit shtet sponsor të terrorizmit. Bashkë me këtë do të shpallen organizata terroriste Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu.
Në këto hapa nuk jemi pionierët, sepse ka pasur të tjerë më parë, partnerë, aleatë dhe miq që e kanë hedhur këtë hap, por është koha që edhe ne ta bëjmë këtë gjë.
Kriza po shfaqet në të gjithë botën dhe po shfaqet edhe këtu si rezultat i rritjes së çmimit të naftës”, u shpreh Rama.

