Rama shpall zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Rama shpall zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Tirana do të kalojë në zgjedhje të parakohshme pas një vendimi të papritur nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama ka dhënë porosi Këshillit Bashkiak për të nisur procedurat e shkarkimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet aktualisht në burg.
Ky hap i papritur ka krijuar spekulime të mëdha, ndërsa Rama ka shprehur besimin e tij se Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit, është figura e duhur për të udhëhequr Bashkinë e Tiranës.

Në fjalimin e tij, Rama ka theksuar se, megjithëse Veliaj ka pasur një mandat të suksesshëm në krye të bashkisë, situata aktuale kërkon një drejtim të ri për kryeqytetin.

“Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, tha Rama.

MARKETING