Rama publikon pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Parkun e Valbonës: Ndaluni

Rama publikon pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Parkun e Valbonës: Ndaluni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka publikuar pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Rama paralajmëron të gjithë ata që ndërtojnë pa leje të ndalojnë atë që ai e cilësoi si “sport i ulët” ndërsa shkruan se të gjithë ata që e vazhdojnë do të humbasin lekë dhe kohë, ndërkohë që më pas do të përballen me pasoja të rënda.

“Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë ‘sport’ të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI. Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda,” shkruan Rama.

MARKETING