Rama nga Londra: Kosova duhet të “harrojë” Serbinë për të ecur drejt BE-së

Rama nga Londra: Kosova duhet të “harrojë” Serbinë për të ecur drejt BE-së

Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku ndër folësit kryesorë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I pyetur për pozicionin e Kosovës në rajon dhe për ecurinë e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Rama u shpreh se Prishtina duhet të fokusohet tek përmbushja e detyrimeve që burojnë nga dialogu me Serbinë dhe jo tek vetë raportet dypalëshe.

Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave. Megjithatë, është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre“, tha Rama.

MARKETING