Rama në Shkup takon O’Brajan: Në vigjilje të Samitit me liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhen sonte në Shkup në kuadër të Samitit që do të mbahet ditën e nesërme me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të SHBA-së e BE-së.
Rama ka publikuar një foto me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms O’Brajan (James O’Brien).
“Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE,” shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Darka joformale është organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.