Rama në Kosovë, pritet në takim nga presidentja Osmani
Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit. Rama më pas do të pritet në takim edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Përderisa kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka refuzuar takimin me Ramën.
Rama nga Shkupi ka komentuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se nuk do të takohet me Ramën pa u takuar fillimisht në kuadër të mbledhjes së dy qeverive shqiptare.
Ai shtoi se nuk i ka kërkuar takim Kurtit dhe se sipas tij, Kurti ka refuzuar takimin paraprakisht, duke menduar se Rama më pas do i kërkonte takim.
Madje ai tha se shpreson që Kurti nuk e ka harruar Kanunin, duke shtuar se edhe hasmit i hapet dera.