Rama: Kurti është në një tjetër botë, unë jam me ndërkombëtarët, takim në Tiranë pa kryeministrin e Kosovës nuk ka

Rama: Kurti është në një tjetër botë, unë jam me ndërkombëtarët, takim në Tiranë pa kryeministrin e Kosovës nuk ka

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç u shpreh se dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë. Duke u ndalur tek procesi i Berlinit ai tha se duhet të bashkëpunojnë në mbrojtje të interesave të Malit të Zi.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se Ballkani i Hapur e përmbushi misionin e tij, ndërsa nuk la pa shigjetuar edhe kryeministrin Kurti, pasi ky i fundit nuk e priti në takim ditën e djeshme.

Rama: E njihni Oso Kukën ju në Mal të Zi? Apo jo? Nuk mund të jetojmë me Oso Kukën kur jemi në kohën e inteligjencës artificiale. Aq shumë kemi vrapuar duke gjëmuar bishtin tonë dhe vazhdojmë t’i këndojmë kullave të ngujimit me duket e rrezikshme dhe e kotë. Të rrezikojmë të sakrifikojmë jetë njerëzish për histori absurde është e papranueshme. Shikoni Malin e Zi është sot një vend ku ka qetësi dhe paqe të brendshme. Kemi kaq kohë që zihemi i kujt është heroi. E patë u bllokua një shtet 18 vjet se duhet ti gjenim babain, se nënën ia njihnim Aleksandrit të Madh. Vazhdo Dritan se po vazhdoj dhe po prishemi me ndonjë shtet tjetër.
Rama: Me Glaukun kam kaluar mirë sa nuk mund të ankohem për lëndim. Unë nga takimi dola pozitiv. Se përse ai tha gjëra të tjera jashtë dhe të tjera brenda duhet të pyesni Glaukun. Unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit të takohem me kryeministrin e Kosovës. Ai është në një tjetër botë në këtë moment nuk është në botën time dhe e respektoj. Unë thjesht mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe janë të gjithë partnerët dhe Albini është shkëputur. Por respekt, secili duhet respektuar në hallin ku është. Sa i përket takimit të Tiranës unë kam për detyrë ta ftoj dhe jo ta sjell. E përfytyroni ta marr unë mëzor Albinin ë Tiranë se çfarë bëhet. Takim kryeministrash pa kryeministrin e Kosovës në Tiranë nuk ka, por nuk e përjashtoj që mund të mos vij.

MARKETING