Rama bën 7 ndryshime në qeveri ikën Balluku dhe Spiropali
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të Partisë Socialiste ka kryer 7 ndryshime në qeveri. Ndër ndryshimet e bërë është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut.
Enea Karakaçi u emërua Ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Ballukut.
Në këtë ristrukturim:
- Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
- Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
- Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
- Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
- Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
- Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
- Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.

