Raketë balistike nga Jemeni drejt Izraelit ndërsa Trump po mbante fjalim në Riad

Një raketë balistike është lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po mbante një fjalim në Riad në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas një deklarate zyrtare të ushtrisë izraelite, sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit kanë arritur ta neutralizojnë raketën e lëshuar nga Jemeni. Sirenat e alarmit janë aktivizuar në një zonë të gjerë nga Tel Avivi deri në Bregun Perëndimor.
Mediat izraelite raportuan se raketa u asgjësua nga sistemi i mbrojtjes raketore “Arrow-3” (Shigjeta-3).
Deri më tani, grupi i armatosur Huthi në Jemen, i cili është përfshirë në sulme ndaj Izraelit në përgjigje të luftës në Gaza, nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë për sulmin e fundit.