Raketat iraniane godasin qytetin Ramat Gan, shumë ndërtesa dhe makina të dëmtuara

Rreth 20-30 raketa iraniane thuhet se kanë shënjestruar qytetet qendrore të Izraelit, duke përfshirë Tel Avivin, Ramat Ganin dhe Holonin, si dhe Spitalin Soroka në qytetin jugor Beersheba, raporton Anadolu.
MARKETING
Sipas autoriteteve izraelite, të paktën 278 izraelitë janë plagosur në sulme.
Armiqësitë filluan të premten e kaluar kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa lokacione në të gjithë Iranin, duke përfshirë objektet ushtarake dhe bërthamore, pas çka Teherani nisi sulme hakmarrëse.
Autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur që atëherë në sulmet iraniane me raketa.
Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave iraniane, të paktën 639 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Iran.