Raketa turke CİRİT godet me saktësi objektivin ajror në lëshimin e parë të saj nga Sistemi i Armëve PUSU

Raketa e drejtuar me lazer “CİRİT” e kompanisë turke të mbrojtjes Roketsan, goditi me sukses objektivin e saj ajror në lëshimin e parë të saj të kryer nga Sistemi i Armëve PUSU, raporton Anadolu.
Raketa CİRİT, me aftësinë e saj të qitjes me precizitet të lartë, ka dëshmuar edhe një herë efektivitetin e saj në terren.
Lëshimi i raketës CİRİT, ishte lëshimi i parë kundrejt objektivit ajror nga Sistemi i Armëve PUSU të Roketsan. Raketa CİRİT e drejtuar me lazer goditi objektivin ajror me saktësi të lartë.
Drejtori i Përgjithshëm i Roketsan, Murat İkinci ndau një postim në llogarinë e tij X dhe theksoi se Raketa e drejtuar me lazer CİRİT që posedon aftësinë e goditjes me precizitet të lartë, e goditi me saktësi të plotë objektivin ajror në lëshimin e saj të parë të kryer nga Sistemi i Armëve PUSU.
“Ne vazhdojmë të forcojmë fuqinë e Forcave tona të Armatosura me sistemet tona që e tregojnë veten në terren”, shtoi İkinci.