Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Me vendim unanim të Kuvendit të qytetarëve të Pirotit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u shpall si person i padëshiruar në territorin e këtij qyteti.

Në Kuvendin e Pirotit, që u mbajt më 19 mars, u vendos unanimisht që të kërkohet nga Këshilli i Qytetit të Pirotit dhe nga kryetari i qytetit, Vladan Vasiq, të shprehin qëndrimin e tyre për dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe qytetarëve gjatë protestës “15 për 15” që u mbajt më 15 mars në Beograd.

Ata gjithashtu kërkojnë që të informojnë publikun e Pirotit nëse kanë ofruar ndihmë apo mbështetje për studentët e qytetit që u plagosën gjatë protestës.

Po ashtu, ata kërkojnë emrat dhe mbiemrat e funksionarëve që qëndruan në kampin e “studentëve që duan të mësojnë” të regjimit, raporton nova.rs.

Për të gjitha vendimet e marra më 19 mars, në Kuvendin e fundit që u mbajt më 24 mars, u vendos që presidenti serb të shpallet “person i padëshiruar” në territorin e qytetit të Pirotit.

Ndryshe, protestat anti-qeveritare kanë shpërthyer tash e disa muaj pas vdekjes tragjike të 15 personave me rastin e shembjes së strehimore së jashtme të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad. /Telegrafi/

MARKETING