Qindra njerëz protestuan para Shtëpisë së Bardhë kundër sulmeve izraelite në Gaza

Qindra njerëz protestuan para Shtëpisë së Bardhë kundër sulmeve izraelite në Gaza

Qindra njerëz u mblodhën të martën vonë para Shtëpisë së Bardhë në Washington, për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.

Protestat e organizuara nga Lëvizja Rinore Palestineze u zhvilluan në Parkun “Lafayette”. Siç thanë organizatorët, protesta është mbajtur “kundër masakrës në Gaza”.

Në tubim u shfaqën pankarta me mbishkrimet “T’i jepet fund Holokaustit Palestinez”, “Ndaloni financimin e spastrimit etnik” dhe “Netanyahu është kriminel lufte”. Gjithashtu, turma brohoriste “Liri, liri për Palestinën” dhe “Rroftë Gaza”.

Protestuesit, të cilët mbanin flamuj palestinezë, kërkuan t’i jepet fund pushtimit izraelit në territoret palestineze.

Protesta u mbajt edhe në qytete të tjera anembanë SHBA-së, pas sulmit me raketa të mbrëmshme në spitalin El-Ahli në Gaza, ku u vranë më shumë se 500 palestinezë dhe shumë ende janë nën rrënoja.

Deri më sot, konflikti i armatosur midis forcave izraelite dhe grupit palestinez Hamas, i cili filloi më 7 tetor, ka lënë të vrarë më shumë se 4.400 njerëz, përfshirë të paktën 3.061 palestinezë dhe më shumë se 1.400 izraelitë.

MARKETING