Qindra njerëz në protestë në Tel Aviv, kërkojnë përfundimin e luftës në Gaza

Qindra izraelitë janë tubuar në Sheshin Rabin të Tel Avivit për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, raporton Anadolu.
MARKETING
Ushtria izraelite vazhdon me ofensivën brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 56.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Izraeli pretendon se lufta synon të kthejë rreth 50 pengje të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe të shpërbëjë grupin palestinez të rezistencës.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.