Qindra njerëz marrin pjesë në funeralin e palestinezo-amerikanit të vrarë nga kolonët izraelitë

Qindra njerëz marrin pjesë në funeralin e palestinezo-amerikanit të vrarë nga kolonët izraelitë

Qindra palestinezë u dhanë lamtumirën të dielën dy të rinjve të vrarë nga kolonët e paligjshëm izraelitë në qytezën Sinjil të Bregut Perëndimor të pushtuar, në verilindje të Ramallahut, raporton Anadolu.

Një nga viktimat, 23-vjeçari Saif al-Din Kamel Abdul Karim Muslat, mbante shtetësi amerikane dhe u rrah për vdekje nga kolonët e paligjshëm. Tjetri, 23-vjeçari Mohammed al-Shalabi, vdiq pasi u qëllua në gjoks. Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi të dy vrasjet të premten.

“Saifi u kthye për Bajram dhe kur kolonët e paligjshëm filluan të krijonin një postë pranë fshatit, ai u bashkua me vendasit për t’i larguar ata. Ata e rrahën për vdekje”, tha për Anadolu xhaxhai i tij, Abdel Jalil Hijaz.

Sipas shifrave palestineze, ka rreth 770;000 kolonë të paligjshëm në 180 vendbanime të paligjshme dhe 256 posta të paligjshme në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë OKB-në, i konsideron vendbanimet izraelite të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. OKB-ja ka paralajmëruar vazhdimisht se zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve kërcënon qëndrueshmërinë e një zgjidhjeje me dy shtete, një kornizë që shihet si çelësi për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit që zgjat disa dekada.

Autoritetet palestineze kanë dokumentuar të paktën 2.153 sulme të paligjshme të kolonëve në territorin e pushtuar vetëm në gjysmën e parë të vitit, duke rezultuar në vrasjen e katër palestinezëve.

Që nga fillimi i luftës gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, të paktën 998 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 7/000 janë plagosur në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në një mendim historik korrikun e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli të paligjshëm dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

MARKETING