Qindra motoçiklistë në rrugët e Brukselit në solidaritet me Palestinën

Qindra motoçiklistë nga e gjithë Belgjika dhe vendet fqinje kanë organizuar një karvan nëpër rrugët e Brukselit për të shfaqur solidaritet me Palestinën, raporton Anadolu.
MARKETING
Motoçiklistët demonstrues, shumë prej të cilëve udhëtuan nga Holanda, Gjermania dhe Franca, dekoruan motoçikletat e tyre me flamuj palestinezë dhe “keffiye” palestineze tradicionale.
Karvani, që u organizua dje, filloi në pikën referuese ikonike të qytetit Atomium, ku motoçiklistët u tubuan para se të ndezin motorët e tyre dhe t’u binin borive në një procesion 10 kilometrash nëpër kryeqytet. Karvani përfundoi në Stacionin e Trenit Bruksel-Midi.
Brukseli pritet të shohë tubime të mëtejshme gjatë ditës së sotme, me organizata të shumta joqeveritare dhe mijëra aktivistë që pritet të dalin në rrugë për të shfaqur mbështetje me Palestinën.