Qindra izraelitë protestuan kundër Netanyahut, kërkojnë marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve

Qindra izraelitë protestuan kundër Netanyahut, kërkojnë marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve

Të afërmit e pengjeve izraelite në Gaza mbajtën një protestë në Kudsin Perëndimor, duke kërkuar që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të miratojë marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta “Yedioth Ahronoth”, qindra izraelitë marshuan drejt rezidencës së Netanyahut për t’i bërë presion qeverisë që të miratojë marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve.

Protestuesit brohoritën slogane të tilla si “Netanyahu është përgjegjës për kthimin e tyre të gjallë” dhe i kërkuan kryeministrit izraelit të miratojë marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve.

MARKETING