Qeveria shqiptare prezanton planin strategjik pesë vjeçar për energjinë: Linjë e re nënujore me Italinë

Qeveria ka prezantuar këtë të enjte përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale, planin strategjik për energjinë për periudhën 2025-2029.
“Energjia 2025-2029”, shkruan kryeministri Edi Rama, postim të cilin e ka ndarë në llogarinë e saj edhe zv.kryeministrja dhe ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.Kështu, plani synon reduktimin e humbjeve në rrjet në nivelin nën 12%, diversifikimin e burimeve të energjisë me mbi 1500 MW kapacitete të reja dhe ndërtimin e parkut më të madh eolik në Europë, me kapacitet 600 MW në zonën e Tropojës.
Ndër të tjera, strategjia parashikon gazifikimin e qytetit të Korçës, trefishimin e kapacitetit të eksportit të energjisë, si dhe forcimin e ndërlidhjes rajonale përmes ndërtimit të linjave të reja interkonjeksioni, përfshirë edhe fillimin e ndërtimit të linjës së re nënujore Shqipëri-Itali.
Gjithashtu, përmirësimi i rrjetit të shpërndarjes përmes investimeve të vazhdueshme mbetet një nga prioritetet e këtij plani pesëvjeçar.